Bota

Putin dhe Erdogan arrijnë marrëveshje, vendoset armëpushim në Idlib

5 Mars 2020, 19:44 Nga DOSJA
Putin dhe Erdogan arrijnë marrëveshje, vendoset armëpushim

RUSI- Turqia dhe Rusia thanë se janë pajtuar për armëpushim në provincën Idlib të Sirisë. Marrëveshja u shpall të enjten, pas bisedimeve 6-orëshe midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, në Moskë. Dy palët thanë se marrëveshja përfshin armëpushimin që duhet të nisë nga mesnata e së enjtes përgjatë linjave ekzistuese të betejës. Marrëveshja gjithashtu parashikon krijimin e një korridori të sigurt përgjatë autostradës M4.

Korridori do të patrullohet nga trupat ruse dhe turke, duke filluar nga 15 marsi. Takimi në Moskë u zhvillua në kohën e tensioneve të larta në Idlib – bastionin e fundit që kontrollohet nga rebelët anti-qeveritarë në Siri. Javë më parë, Turqia, e cila i mbështet rebelët, ka nisur një ofensivë atje kundër forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilat mbështeten nga Rusia.

Më 27 shkurt, Ankaraja ka raportuar për vrasjen e 34 ushtarëve turq në një sulm ajror të kryer, sipas saj, nga forcat siriane. Kjo ka çuar në hakmarrje dhe, më 1 mars, Turqia ka vrarë 19 ushtarë sirianë. Turqia dhe Rusia, deri më tash, e kanë shmangur konfrontimin e drejtpërdrejtë, por incidentet e fundit kanë bërë që shumë vëzhgues të shprehin shqetësim se Turqia – anëtare e NATO-s – dhe Rusia mund të përfshihen në një konflikt të armatosur.

(Marrë nga REL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota erdogan ne moske marrëveshja për sirinë recep tayyip erdoğan vladimir putin erdogan ne moske marrëveshja për sirinë recep tayyip erdoğan vladimir putin

Sondazh

Poll