Bota

Konfirmohet vdekja e parë nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar

5 Mars 2020, 18:06 Nga DOSJA
Konfirmohet vdekja e parë nga koronavirusi në Mbretërinë e

ANGLI- Në Britaninë e Madhe është shënuar viktima e parë nga koronavirusi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, të cilat shkruajnë se autoritetet konfirmojnë viktimën e parë nga virusi vdekjeprurës.

Mejkët thonë se një pacient i moshuar është i pari që vdiq nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar. “Mund të konfirmojmë se një pacient i moshuar me kushte shëndetësore të rënda ka vdekur. Pacienti ka qenë më parë në spitali për arsye të tjera shëndetësore, por mbrëmë rezuloi pozitiv me koronavirus”, thuhet në deklaratën e spitalit.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3,285 viktima, 95,413 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 116 viktima dhe mbi 3089 mijë të infektuar, duke marrë vendimin e mbylljes së shkollave dhe universiteteve deri më 15 mars. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin. Në Kinë ende vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA gjithashtu, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Ndërkohë Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne angli viktima e pare e koronavirusit ne angli koronavirusi ne angli viktima e pare e koronavirusit ne angli

Sondazh

Poll