Bota

Baton Haxhiu njofton largimin nga Klan Kosova: Ky cikël është mbyllur, po lëviz për një sfidë të re

5 Mars 2020, 15:14 Nga DOSJA
Baton Haxhiu njofton largimin nga Klan Kosova: Ky cikël është

KOSOVË- Gazetari i njohur Baton Haxhiu ka njoftuar sot dorëheqjen nga posti i drejtorit në Klan Kosovë. Në një letër Haxhiu shkruan se nga sot ai nuk do jetë më pjesë e Klan Kosovës, por do mbetet përjetësisht në mendjen e tij, kjo periudhë e karrierës së gjatë në këtë televizonin.

Gazetari shkruan në letër po lëviz për një adresë të re, për një sfidë të re, por pa treguar se për çfarë bëhet fjalë. “Klan Kosova është pjesa më e bukur e karrierës sime. Fillime idealiste me paqartësi e pasiguri, duke parë e duke bërë, me pasion, entuziazëm dhe vullnet të pakrahasueshëm me cilindo projekt tjetër medial kosovar në dekadat e fundit“, shkruan Haxhiu.

LETRA E PLOTË

Jetën time nuk e paramendoj pa sfida të mëdha. I kërkoj, por edhe më gjejnë. S’ua kam frikën. E kam kuptuar moti: sfidat profesionale më mbajnë gjallë në gazetari. Ato u japin energji ditëve të mia të punës, me lumturi dhe mërzi, mirësi e zhgënjime. Në gazetë ditore, revistë javore, ose në studio televizive – esenca mbetet e njëjtë. Ta them atë që mendoj se duhet të thuhet, të kërkoj përgjigje, të kontribuoj në sferën publike. Të bashkëpunoj me njerëzit dhe profesionistët më të mirë.

Më shumë se 30 vjet kështu. Dhe Klan Kosova. Klan Kosova është pjesa më e bukur e karrierës sime. Fillime idealiste me paqartësi e pasiguri, duke parë e duke bërë, me pasion, entuziazëm dhe vullnet të pakrahasueshëm me cilindo projekt tjetër medial kosovar në dekadat e fundit. Energji fantastike e djemve dhe vajzave që u shndërrua në uragan kreativ. Çdo ditë rriteshim dhe ndryshonim për të mirë në hapësira të vogla me shumë ide.

Sot është krejt ndryshe. Liderizmi i Klan Kosovës në skenën mediale, investimi në gjenerata të reja, ndërtimi i modeleve të reja të gazetarisë dhe stabiliteti i përgjithshëm janë arritje për mburrje dhe krenari. Për mua dhe për të gjithë që kanë qenë pjesë e tij. Njëkohësisht, janë shenjë e qartë që ky cikël është përmbyllur. Kam arritur në cak. Më duhet të lëviz. Drejt një adrese të re, një sfide tjetër. Nuk e kam të lehtë, por e këtillë është jeta ime. Ky jam unë. Jemi Një. Përjetësisht.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni baton haxhiu haxhiu largohet nga klan kosova klan kosova baton haxhiu haxhiu largohet nga klan kosova klan kosova

Sondazh

Poll