Bota

Rrëfehet Bill Clinton për aferën seksuale me sekretaren Monika Lewinsky: Më bënte të hiqja mendjen nga problemet e përdit

5 Mars 2020, 20:34 Nga DOSJA
Rrëfehet Bill Clinton për aferën seksuale me sekretaren Monika

SHBA- Ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton ka bërë një rrëfim ekzkluziv për një dokumentar që pritet të transmetohet nesër. Sipas asaj që bën me dije Daily Mail, Clinton ka folur dhe për aferën seksuale me Monica Lewinsky.

Më tej shtohet se Presidenti ka thënë se marrëdhënia me ishte Lewinsky një nga gjërat që bënte për të menaxhuar ankthet dhe stresin. Ai shprehet në dokumentar se afera e tij me ish-punonjësen e përkohshme të Shtëpisë së Bardhë e ndihmonte me çështjet e tij dhe e shihte Lewinsky-n si diçka që e bënte të hiqte mendjen për një kohë.

Dokumentari do publikohet në Hulu dhe flet për jetën me Hillary Clinton. Po ashtu në dokumentar ka një rrëfim nga Hillary, e cila shprehet se i ka kërkuar bashkëshortit që të tregonte të vërtetën. Gazetarja që ka realizuar dokumentarin, Lucinda Franks, pretendon se Bill është rrëfyer tek gruaja e tij  Hillary se mamaja abuzonte me të kur ai ishte i vogël dhe kjo bëri që ai të bëhej i varur nga seksi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill clinton hillary clinton monica lewinsky bill clinton hillary clinton monica lewinsky

Sondazh

Poll