Bota

Konfirmohen dy viktimat e para në Irak nga koronavirusi, 34 të tjerë janë të infektuar

5 Mars 2020, 15:26 Nga DOSJA
Konfirmohen dy viktimat e para në Irak nga koronavirusi, 34 të

IRAK-Ministria e Shëndetësisë së Irakut  ka njoftuar se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Sipas mediave të huaja, mësohet se viktimat e para janë një grua me sistem të dobët imunitar dhe nje burrë që vuante nga një sumundje kronike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se Iraku ka raportuar deri më tani 34 raste të konfirmuar me koronavirus.

Ka shqetësime se sistemi shëndetësor në Irak nuk do të jetë në gjendje të përballojë një shpërthim të madh të virusit vdekjeprurës, pas viteve të luftës, sanksioneve të Kombeve të Bashkuara dhe korrupsionit. OBSH-ja ka thënë muajin e kaluar se infrastruktura mjekësore në Irak ka “disa zbrazëtira domethënëse”.

Përhapja globale e koronavirusit që shpërtheu prej fundit të dhjetorit të kaluar në Kinë është përhapur në gati 80 vende dhe territore të botës, ku ka vrarë mbi afro 4 mijë njerëz.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3,285 viktima, 95,413 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 107 viktima dhe mbi 3089 mijë të infektuar, duke marrë vendimin e mbylljes së shkollave dhe universiteteve deri më 15 mars. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin. Në Kinë ende vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA gjithashtu, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Ndërkohë Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne irak coronavirusi ne irak

Sondazh

Poll