Sport

Kërkon të rikthehet në futboll, Gjykata Europiane jep verdiktin për Michel Platini

5 Mars 2020, 15:26 Nga DOSJA
Kërkon të rikthehet në futboll, Gjykata Europiane jep verdiktin

ZVICWR- Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka deklaruar se ankimimi i Michel Platini kundër dënimeve të marra nga drejtësia sportive është “i papranueshëm”. Platini akuzohet se ka përfituar 2 milionë $ nga ish-presidenti i FIFA-s Sep Blater për ta zëvendësuar këtë të fundit në postin e qeverisë së futbollit botëror në vitin 2015.

Francezit iu dha një pezullim tetë vjeçar, i cili përfundimisht u reduktua në katër pasi çështja u apelua. Platini kundërshtoi gjykimin e Cas për tre arsye: të drejtën për një seancë të ndershme, që rregullat e FIFA-s ishin përdorur në mënyrë retrospektive ndaj tij dhe se ndalimi ishte i tepërt.

Në gjykimin e saj, GJEDNJ tha: “Gjykata konstatoi në mënyrë të veçantë që, duke marrë parasysh seriozitetin e sjelljes së keqe, pozicionin e lartë të mbajtur nga z. Platini në organet drejtuese të futbollit dhe nevojën për të rivendosur reputacionin e sportit dhe të FIFA-s,  sanksioni nuk u duk i tepruar ose arbitrar “.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mishel platini uefa mishel platini uefa

Sondazh

Poll