Sport

Rihapet një farë shprese për City-n, ja si klubi anglez mund të marrë pjesë në Champions sezonin e ardhshëm

5 Mars 2020, 13:55 Nga DOSJA
Rihapet një farë shprese për City-n, ja si klubi anglez mund

Manchester City duket se e ka ende një rrugë për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm, edhe nëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të vendosë në fund në favor të vendimit të UEFA-s, për të mos i lejuar “qytetarët” të marrin pjesë në kompeticionin elitar për klube për dy sezone. Klubi anglez duket se do të vazhdojë luftën në instancat më të larta kundër pezullimit të tyre. Ndërkohë shefi ekzekutiv i klubit, Ferran Soriano, nxitoi të deklaronte se akuzat janë “thjesht jo të vërteta”.

Në deklaratën e lëshuar nga CAS-i për ankesën e klubit anglez shkruhej se “nuk është e mundur të thuash kur do të jepet një vendim përfundimtar për këtë çështje.”

Në varësi të kohëzgjatjes së çështjes, Manchester City mund të gjendet akoma në garën e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Ky skenar do të arrihej nëse klubi anglez do të aplikojë kërkesën për ta pezulluar përkohësisht vendimin, sigurisht nëse do ta miratojë edhe paneli i CAS-it.Nëse deri më 1 qershor nuk do të ketë një vendim për ankesën e mundshme të City-t, atëherë skuadra e Guardiolës nuk mund të pengohet të marrë pjesë në shortin e Championsit për edicionin e ardhshëm.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league manchester city uefa champions league manchester city uefa

Sondazh

Poll