Politike

5 Mars 2020, 19:14 Nga DOSJA

TIRANË– Biseda miqësore dhe debate të “nxehta”…Fotografi i Kuvendit, Agim Rama ka shkrepur disa poza interesante nga seanca e sotme e Kuvendit.

Jashtë sallës, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka konsumuar një bisedë miqësore me ish-deputetin e PS-së, Tom Doshin dhe me ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi.

Në momente të tjera, ministrja Spiropali është parë në debate të “zjarrta” edhe me kryeministrin Edi Rama dhe me kolegen e saj të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun.

Një miqësi e re në ambientet e Kuvendit ka lindur edhe nëpërmjet dy ish-deputeteve të PDIu-së, Reme Lalës dhe Elena Xhinës.

Kuvendi sot ka zhvilluar seancën plenare e cila ka zgjatur disa orë dhe është miratuar akti normativ i Këshillit të Ministrave, Anti-KÇK. Maxhoranca është përplasur me deputetët e opozitës të cilët kanë kundërshtuar këtë paketë duke thënë se po shkelen të drejtat e njeriut. Rama në fjalën e tij të gjatë nuk ka kuryer askënd me akuza, duke sulmuar opozitën, Presidentin, mediat, shoqërinë civile dhe Avokatin e Popullit. Kuvendi miratoi dhe ligjin për pronat.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali seanca plenare 5 mars 2020 tom doshi elisa spiropali seanca plenare 5 mars 2020 tom doshi

Sondazh

Poll