Politike

I bie shishja nga foltorja, Myslim Murrzi tregon ‘frikën’ që ka nga Rama: S’dihet se ça bëhet kur pi ujin e tij, e ka

5 Mars 2020, 19:10 Nga DOSJA
I bie shishja nga foltorja, Myslim Murrzi tregon ‘frikën’

TIRANË- Deputeti demokrat Myslym Murrizi, ka shprehur sot ‘frikën’ që ka nga Edi Rama. Murrizi teksa ka shkuar të marrë fjalën në foltoren e Kuvendit pas Ramës, ka rrëzuar pa dashje shishen e ujit. Pas këtij incidenti deputeti opozitar ka bërë disa batuta, ku ka ironizuar marrëdhënien Rama-Basha.

Ai zgjodhi që t’i drejtohej kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manjës nëse ishte uji i Ramës, sepse nuk do ta pinte. Më tej shtoi se nuk e ‘pi ujin e Ramës se s’dihet se çfarë bëhet më pas sepse këtë e ka provuar vetëm Basha’.

“Uji i Ramës është ky? I Ramës është ky uji Ulsi? Apo është i pastër. S’dihet se ça bëhet kur pi ujin e Ramës, e ka provuar Basha, Ulsi duhet tqë jesh lloj tjetër”, tha Murrizi. Deputeti i është referuar marrëveshjes së 17 majit 2017, për të cilën akuzon se Basha ka bërë pazare me Ramën.

Kuvendi sot ka zhvilluar seancën plenare e cila ka zgjatur disa orë dhe është miratuar akti normativ i Këshillit të Ministrave, Anti-KÇK. Maxhoranca është përplasur me deputetët e opozitës të cilët kanë kundërshtuar këtë paketë duke thënë se po shkelen të drejtat e njeriut. Rama në fjalën e tij të gjatë nuk ka kuryer askënd me akuza, duke sulmuar opozitën, Presidentin, mediat, shoqërinë civile dhe Avokatin e Popullit. Kuvendi miratoi dhe ligjin për pronat.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha myslim murrizi seanca plenare 5 mars 2020 uji i rames ulsi manja edi rama lulzim basha myslim murrizi seanca plenare 5 mars 2020 uji i rames ulsi manja

Sondazh

Poll