Politike

Miratohet me 89 vota “Anti-KÇK-ja”, Kuvendi i jep dritën jeshile dhe ligjit të pronave

5 Mars 2020, 17:09 Nga DOSJA
Miratohet me 89 vota “Anti-KÇK-ja”, Kuvendi i jep dritën

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot aktin normativ të propozuar nga Këshilli i Ministrave që njihet si “Anti-KÇK-ja”. Me 89 vota “Anti-KÇK-ja” ka marrë sot dhe miratimin e Kuvendit, ndërsa 17 vota kanë qënë kundër kalimit të nismës. Nga ana tjetër ligji për sekuestrim dhe konfiskim të pronave është votuar me 86 vota pro, 17 kundër dhe 4 abstenim.

Po ashtu sot është votuar dhe ligji “Për Administrimin e Pronave”, ku 94 deputetë kanë votuar pro. Për këtë ligj ka pasur dhe disa amendamente nga Taulant Balla, tw cilat nw fund janw miratuar. 

Ai ka sqaruar se të gjitha ndryshimet e bëra dhe familjet që përfitojnë me ndryshimin e ligjit. “Kush ka AMTP, prej nesër t’i gëzoni certifikatat e pronësisë, jemi 200 familje. Që keni shtëpitë para viteve 90 por nuk keni asnjë copë letë, t’i gëzoni edhe shtëpitë dhe oborret. Kush ka ndërtuar shtëpi me leje të organeve vendore. Kush ka tokën në përdorim, është pronar i tokës. Legalizohen shtëpitë në fshat“, u shpreh Balla. 

Kuvendi sot ka zhvilluar seancën plenare e cila ka zgjatur disa orë dhe është miratuar akti normativ i Këshillit të Ministrave, Anti-KÇK. Maxhoranca është përplasur me deputetët e opozitës të cilët kanë kundërshtuar këtë paketë duke thënë se po shkelen të drejtat e njeriut. Rama në fjalën e tij të gjatë nuk ka kuryer askënd me akuza, duke sulmuar opozitën, Presidentin, mediat, shoqërinë civile dhe Avokatin e Popullit. Kuvendi miratoi dhe ligjin për pronat.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akti normativ anti kçk ligji i pronave miratohet ne kuvend anti-kçk seanca plenare 5 mars 2020 akti normativ anti kçk ligji i pronave miratohet ne kuvend anti-kçk seanca plenare 5 mars 2020

Sondazh

Poll