Politike

PD reagon kundër Ramës: Mos shpik ‘armiq’ të rinj, Bundestagu po shton kushtet për integrimin e vendit në BE

5 Mars 2020, 17:58 Nga DOSJA
PD reagon kundër Ramës: Mos shpik ‘armiq’ të rinj,

TIRANË- Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gamzent Bardhit, ka reaguar kudnër deklaratave të Edi Ramës të bëra sot në Kuvend. Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan se Rama po shpik armip të rinj, por harron kushtet e Bundestagut që sipas numrit 2 të PD janë shtuar sërish.

Teksa ka publikuar një shkrim nga Deutche Welle, ku një këshilltar i CDU flet për kushte të reja për Shqipërinë, Bardhi shkruan se me Ramën kryeministër nuk ka lajme të mira për vendin. “Vendet e BE duan veprime konkrete, por Edi Rama është i pafuqishëm të luftojë seriozisht krimin e organizuar”, shkruan numri 2 i PD.

POSTIM I PLOTË

 Sa shpik “armiq” të rinj, të brendshëm e të jashtëm, Edi Rama bën mirë të lexojë kushtet e partnerëve europianë që shtohen çdo herë, për shkak të keqqeverisjes së tij. Nga 9, kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian mund të bëhen 10 apo 11. Me Edi Ramën kryeministër nuk ka lajme të mira për Shqipërinë.

Vendet anëtare të Bashkimit  Europian nuk gënjehen nga deklaratat pompoze dhe ligjet në letër. Ata duan veprime konkrete, por Edi Rama është i pafuqishëm të luftojë seriozisht krimin e organizuar. Pushteti i tij i ka rrënjët tek krimi dhe jo tek vota e lirë, prandaj  Edi Rama është e keqja më e madhe e vendit, është imazhi më i keq i Shqipërisë në Europë. Shqipërisë i duhet ndryshimi për të bërë Shqipërinë si Europa!

Hans Joachim Falenski, Këshilltari i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të politikës së jashtme, dhe një nga njohësit më të spikatur të gjendjes politike në Shqipëri, u shpreh të martën, se ka gjasa që Shqipërisë t’i shtohen edhe kushte të tjera, një ose dy, përveç nëntë kushteve të caktuara nga Bundestagu. Sipas Falenskit, njëri nga kushtet do të ishte luftimi i kriminaitetit të drogës

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi hans-joachim falenski integrimi i shqiperise ne be keshilltari i cdu-se kushtet e bundestagut gjerman edi rama gazment bardhi hans-joachim falenski integrimi i shqiperise ne be keshilltari i cdu-se kushtet e bundestagut gjerman

Sondazh

Poll