Politike

Meta publikon letrën që dërgoi në Bruksel: Maxhoranca ia serviri një televizioni, lexojeni të plotë të mos krijohen inte

5 Mars 2020, 14:59 Nga DOSJA
Meta publikon letrën që dërgoi në Bruksel: Maxhoranca ia

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot letrën që ia ka nisur Komisionerit të Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi.

Në një postim në Facebook, ku është dhe letra e plotë, Presidenti shkruan se po e publikon që të mos ketë interpretime dashakeqëse. Po ashtu ai hedh dhe akuza kundër maxhorancës, duke thënë se i ka servirur letrën një televizioni.

“Të dashur gazetarë, Meqënëse burime nga mazhoranca kanë servirur për një televizion, letrën zyrtare të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta drejtuar Komisionerit për Zgjerimin, për të krijuar keqkuptime, po detyrohemi ta publikojmë të plotë për të shmangur çdo interpretim dashakeq”, shkruan Meta.

Letra u publikua më herët nga Top Channel, i cili shkruante se Presidenti paralajmëron thellimin e krizën e politike duke theksuar se Shqipëria është duke kaluar një situatë dramatike politike dhe se nuk pajtohej me gjetjet e shkruara nga komisioni Europian.  

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta leter brukselit olivér várhelyi ilir meta meta leter brukselit olivér várhelyi

Sondazh

Poll

Politike 5 Mars 2020, 12:41

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e kuvendit tha se opozita i shpalli të gjithë kriminelë kryebashk...