Politike

Takimi Kryemadhi-Yuri Kim, LSI: Ambasadorja u informua për procesin e Reformës Zgjedhore, biseda zgjati 90 minuta

5 Mars 2020, 15:36 Nga DOSJA
Takimi Kryemadhi-Yuri Kim, LSI: Ambasadorja u informua për procesin e

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot në lidhje me takimin që ka zhvilluar Monika Kryemadhi me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Zyra e medias në LSI, në një njoftim bën me dije se takimi ka zgjatur një orë e 30 minuta dhe fokusi ka qenë tek reforma zgjedhore. Po ashtu bëhet me dije se Kryemadhi ka konfirmuar vullnetin e LSI dhe opozitës së bashkuar për të përmbyllur këtë reformë dhe për t’i hapur rrugë zbatimit të kushteve të Bundestagut.

“Duke iu përgjigjur interesimit të mediave për takimin e sotëm të zhvilluar në LSI mes Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhe Ambasadores së SHBA, Yuri Kim. Takimi zgjati rreth 1 orë e gjysmë, në fokus të tij ishte reforma zgjedhore, ku të dyja palët kanë ndarë angazhimin e përbashkët për realizimin e saj brenda datës 15 mars 2020, si datë e përcaktuar në marreveshjen e dakordësuar mes opozites së bashkuar dhe mazhorancës për reformën zgjedhore. Kryemadhi konfirmoi vullnetin e palëkundur të LSI dhe opozitës së bashkuar për ta përmbyllur këtë reformë dhe njëherazi për t’i hapur rrugë zbatimit të saj, ashtu sikurse përcaktohet edhe nga Bundestagu Gjerman“, shkruhet në njoftimin e LSI-së.

Takimi mes Kim dhe Kryemadhit vjen pas deklarave të ambasadores kundër Presidentit të Republikës për përdorimin e flamurit amerikan në manifestim. Ditën e djeshme Kim zhvilloi dhe një takim me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn, të cilën e inkurajoi për vijimin e punës për Reformën në Drejtësi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi takimi kryemadhi-kim yuri kim monika kryemadhi takimi kryemadhi-kim yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 5 Mars 2020, 12:41

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e kuvendit tha se opozita i shpalli të gjithë kriminelë kryebashk...