Politike

Epopeja e UÇK-së/ Basha: Familja Jashari vuri gjakun në themelet e Kosovës

5 Mars 2020, 16:23 Nga DOSJA
Epopeja e UÇK-së/ Basha: Familja Jashari vuri gjakun në

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot epopenë e UÇK-së, ku thotë se 22 vite më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për bijtë e shqipes.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se Epopeja e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, vuri gjakun në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur

POSTIMI I PLOTË I LULZIM BASHËS:

5 marsi i vitit 1998 shënon kthesën e madhe në historinë shekullore të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri. 22 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për bijtë e shqipes.

Epopeja e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin vuri gjakun  në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur! Sot përulemi me nderim përpara veprës se Adem Jasharit, familjes Jashari, bijave dhe bijve të Kosovës që dhanë jetën dhe kurrë nuk u dorëzuan para masakrave, terrorit dhe genocidit barbar.

Sot teksa gëzojmë lirinë e Kosovës kemi akoma shumë për të përmbushur amanetin e heronjve tanë në Shqipëri e Kosovë.  Por jam i bindur se kombi do t’ja dalë të ndërtojë mbi sakrificat e martirëve,  të nesërmen e dinjitetit dhe standarteve europiane.

Lavdi e pavdekshme komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, nderim përjetë familjes Jashari dhe bijve e bijave të Kosovës  që dhanë jetën per liri!

Historiku i epopesë së UÇK-së

Sot shënohen 22 vite nga beteja në Prekaz. Më 5, 6 dhe 7 Mars në vitin 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër agresionit ushtarak të ish-Jugosllavisë. Forca të shumta serbe sulmuan familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe pas një rezistence të fortë, në Prekaz u vranë 55 persona ku më shumë se 20 prej tyre ishin fëmijë dhe gra. Ndër të rënët ishin komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, vëlla i tij Hamëz Jashari dhe babi i tyre, Shaban Jashari. Në 22-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike epopeja e uçk lulzim basha epopeja e uçk lulzim basha

Sondazh

Poll