Politike

Denoncimi i PD: Si e shkeli Veliaj ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij si anëtarë të asamblesë së PS (Emrat)

5 Mars 2020, 16:48 Nga DOSJA
Denoncimi i PD: Si e shkeli Veliaj ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Ina Zhupa ka reaguar për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë së PS-së, të cilët u bënë publike pak ditë më parë.

Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se drejtorët e Bashkisë së Tiranës e kanë të ndaluar me ligj që të jenë anëtarë partie. Zhupa shkruan më tej se këta nëpunës të lartë të Bashkisë Tiranë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyra e tyre.

Denoncimi i plotë i Ina Zhupës:

Veliaj shkel ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij të nivelit të lart si anëtar të asamblese së Partisë Socialiste! 6 Drejtor që aktualisht qëndrojnë në funksione të larta publike në Bashkinë Tirane janë në kundërshtim me ligjin në ato pozicione!

Lista e zyrtare e asamblesë së Partisë Socialiste të zgjedhur nga Kongresi i tyre përmban 17 të zgjedhur nga punonjësit e Veliajt në Bashkinë Tiranë. Ambiciet e Veliajt për ti zënë vendin Rames dallohen qartë edhe në këtë rast por lufta e tyre e brëndshme nuk na intereson!

6 Drejtor të Veliajt e kanë të ndaluar sipas ligjit të nenpunesit civil, që të jenë anetar të partive politike dhe jo me të jenë të zgjedhur në forumet e tyre të larta drejtuese të tyre.

Konkretisht ligji “Për Nenpunësin civil”, Nr 153/2013 në nenin 37, pika 2 sanksionon: Nenpunesit civil të nivelit të lartë drejtues nuk mund të jenë anëtar të partive politike.

Këtë status të nënpunesit civil i nivelit të lartë drejtues e kanë:
1. Elton Kacidhja, drejtor i Punëtorëve të Qytetit Nr.2;
2. Taulant Tusha, drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike;
3. Admir Abrija, drejtor i Kontrollit të Karburanteve;
4. Arli Naska, drejtor i Tatimeve të bashkisë;
5. Anila Shehu, drejtoreshë e Qytetit Studenti ;
6. Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e Kopshteve dhe Çerdheve të Bashkisë së Tiranës;

Zgjedhja e tyre si anëtar të asamblesë socialiste është në shkelje të hapur të ligjit. 6 Drejtorët e nivelit të lartë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyrat si drejtor pasi qytetarët e Tiranës nuk mund të paguajnë më paratë e tyre shkelesit e ligjit qe kanë vite që dallohen kryesisht ne shperdorimin e fondeve publike.

Partia Socialiste për tre ditë me radhë, në datat 28, 29 dhe 1 Mars, zhvilloi Kongresin, ku fokusi ishte tek gratë dhe të rinjtë. Kongresi zgjodhi 135 delegatë, mes tyre Vangjush Dako i Durrësit dhe Qazim Sejdini i Elbasanit, si dhe u votua statuti i ri.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anetaret e rinj te asamblese se ps denoncimi i pd per drejtoret e veliajt ina zhupa anetaret e rinj te asamblese se ps denoncimi i pd per drejtoret e veliajt ina zhupa

Sondazh

Poll