Politike

‘Sherr’ në emision/ Idrizi – Hysenit: Të kam pushuar nga puna si hajdut në doganë. Unë të futa në PS

18 Mars 2019, 21:36 Nga DOSJA
‘Sherr’ në emision/ Idrizi – Hysenit: Të kam pushuar

Qëndrimet e ndryshme për situatën politike kanë nxitur një debat të ashpër deri në fyerje personale mes kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe deputetit të PS-së, Alket Hyseni, të cilët ishin të lidhur LIVE në emisionin “Open” në TCH. Idrizi u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se në pasi doli në 1990 në protestë, do të dilte sërish në 2019-ën.

Por ajo çfarë e ndezi debatin ishin fjalët deputetit Alket Hyseni, i cili tha se me “Më vjen keq që gjatë këtyre 30 viteve me ecejaket andej-këtej e ka humbur kahun e duhur të historisë”.

Kaq ka mjaftuar që mes tyre të lindin shkëndijat e para. Në një ndërhyrje tjetër Idrizi iu dejtua Hysenit me fjalët: “Të kam pushuar nga puna si hajdut në doganën e Kapshticës. Meqë e kishe personale, por ta kthej në personale. Të kam futur unë në PS se më je lutur që të futeshe aty” – tha Idrizi.

“Nuk merrem me Shpëtimin se është i dëshpëruar. Mbaji kanaçet… Nuk merrem unë me këtë nivel ordiner” – iu përgjigj deputeti i PS.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alket hyseni sherr në emision shpetim idrizi alket hyseni sherr në emision shpetim idrizi

Sondazh

Poll