Politike

Denoncimi ndaj Veliajt: Ditën propagandon se mbjell pemë, natën i pret për të favorizuar biznesin

18 Mars 2019, 20:26 Nga DOSJA
Denoncimi ndaj Veliajt: Ditën propagandon se mbjell pemë, natën i

TIRANË- Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Erion Veliaj, kanë ndërmarrë një nismë për mbjeljen e 100 mijë pemëve në kryeqytet, por përkundër kësaj propagande, realiteti nuk është kaq i bukur.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj paraqitet nëpër media si një person që mbjellë shumë pemë dhe gjelbëron kryeqytetin, nga ana tjetër priten pemët disavjeçare.

Lajmi është bërë publik nga portali Joq.al, i cili ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit gjatë natës janë prerë 11 pemë në trotuarin pranë kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit.

“Lutem, bëjeni publike prerjen e 11 pemëve disa-vjeçare në mes të Tiranës, pranë ETC, për të favorizuar një biznes”, shkruan qytetari mbi videon e dërguar në JOQ.

 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia pret pemët disavjeçare propaganda me pemët veliaj bashkia pret pemët disavjeçare propaganda me pemët veliaj

Sondazh

Poll