Politike

Veliaj pasardhës i Ramës?/ Abilekaj: Janë zëra të paguximshëm, Ramës nuk i shkojnë si Nanos

18 Mars 2019, 21:06 Nga DOSJA
Veliaj pasardhës i Ramës?/ Abilekaj: Janë zëra të

TIRANË- Botuesi i “Dosja.al” Enton Abilekaj, ishte i ftuar në studion e emirionit “A-Show” në News 24, ku teksa komentoi situatën aktuale të politikës në vend, u ndal edhe tek zërat se Erion Veliaj mund të jetë pasardhësi i kryeministrit Edi Rama.

Sipas Abilekajt, këto janë zëra të paguximshëm dhe që nuk i shkojnë në vesh kryeministrit Rama.

“Këto janë zëra, asnjë zë nuk i shkon Ramës siç i shkonte Nanos. Këto janë zëra të paguximshme. Por ka njerëz që mendojnë që Rama duhet t’i hapë krahun Veliajt”, – u shpreh ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes së moderatorit Adi Krasta, se si e ka lexuar raportin e shtrimit të Kryeministrit, Abilekaj u shpreh:

“Pati shumë thashetheme. Mbase ka qenë në spital, por s’ka qenë për arsyet për cilat flitet. Në spitalin amerikan mund të shkojë më shpesh se ka një marrëdhënie më të afërt. Ka operuar nënën dy vite më parë. Nëse kryeministri nuk ka mundësi të ushtrojë detyrën e tij duhet të shqetësohet çdo shqiptar”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike enton abilekaj veliaj pasardhës i ramës zëra të paguximshëm enton abilekaj veliaj pasardhës i ramës zëra të paguximshëm

Sondazh

Poll