Sport

Arrestohet Ronaldinho, ish-ylli i Barcelonës kapet me dokumente false me të vëllanë në hotel, prej 2018-s nuk lejohej të s

5 Mars 2020, 08:44 Nga DOSJA
Arrestohet Ronaldinho, ish-ylli i Barcelonës kapet me dokumente false me

PARAGUAJ– Futbollisti i njohur Ronaldinho Gaúcho është vënë në pranga bashkë me të vëllanë pasi përdorën dokuemnte false për t’u future në Amerikën Latine. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Ronaldihno dhe Roberto u kapën në një hotel në Paraguaj, pasi ishin ftuar nga pronari i kompleksit që ka edhe kazinosë, Nelson Belotti.

39-vjeçari u mbajt për disa orë në suitën e kompleksit “Resort Yacht & Golf Club Paraguayo” bashkë më vëllain e tij, Roberto. Atyre iu gjetën pasaporta që mbanin emrat e Ronaldinhos dhe Robertos me shtetësi paraguaiane.

Ronaldinhos i është ndaluar hyrja në Brazil pasi ka marrë një gjobë në vitin 2018. Ish-ylli i Barcelonës dhe vëllai i tij u dënuan për ndërtim të jashtëligjshëm në një zonë peshkimi në liqenin Guaiba në vitin 2015. Ata u gjobitën me 8.5 milionë dollarë në nëntor të vitit 2018 dhe pasi nuk e bënë pagesën Gjykata Supreme e Brazilit vendosi t’ia ndalojë Ronaldinhos hyrjen në vend.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arrestohet ronaldihno roberto gaúcho ronaldihno gaúcho arrestohet ronaldihno roberto gaúcho ronaldihno gaúcho

Sondazh

Poll