Sport

De Ligt tregon arsyet pse zgjodhi Juventusin para Barcelonës

5 Mars 2020, 12:48 Nga DOSJA
De Ligt tregon arsyet pse zgjodhi Juventusin para Barcelonës

ITALI– Matthijs de Ligt ka shpjeguar arsyet përse zgjodhi Juventusin para Barcelonës, duke u shprehur se kampionati italian ishte mundësia më e mirë për të për t’u rritur më shumë si lojtar.Qendërmbrojtësi holandez ishte njëri prej synimeve kryesore të Barçës gjatë merkatos së verës, por një gjë e tillë nuk u arrit. Tani, De Ligt ka folur për këtë duke thënë se vendosi për Juventusin duke besuar se klubi italian do ta bënte lojtar më të kompletuar për shkak të stilit të lojës.

I studiova të gjitha opsionet dhe erdha në përfundim se mund të rritem më shumë si lojtar tek Juventus, me një stil ndryshe i cili do të më bënte më të kompletuar”, tha De Ligt.
Ai zbuloi gjithashtu se komunikon vazhdimisht me De Jong.
Ende flas me De Jong”, shtoi ai.
Është interesant fakti se para dy vjetëve ne luanim bashkë në Ajax dhe tani unë luaj me Ronaldon dhe Frenkie me Messin. Është paksa e çuditshme”, theksoi ai.

(e.ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona juventus matthijs de ligt barcelona juventus matthijs de ligt

Sondazh

Poll