Sport

Hyri nga fusha drejt te tifozët, futbollisti i Totenhemit rrezikon të penalizohet keq

5 Mars 2020, 09:46 Nga DOSJA
Hyri nga fusha drejt te tifozët, futbollisti i Totenhemit rrezikon të

ANGLI– Një tjetër goditje për “gjelat” e Londrës dhe për trajnerin e tyre Jose Murinho. Totenhemi u eleminua nga Kupa e Anglisë, duke u mundur me penallti nga Norwich, ndërsa mesfushori Eric Dier humbi kontrollin ndaj vetes dhe u ngjit në tribunë për t’u përleshur me … tifozët e tij. Kjo, pasi ata po lëshonin ofendime, ndërsa aty pranë ishin familjarët e Dier-it. Në një video amatore të regjistruar nga tifozët aty pranë dëgjohet Dier duke thirrur “ai është vëllai im”, pra duke vepruar në mbrojtje të familjes.

Murinho u shpreh se Dier  kishte treguar se ishte vërsulur në tribunë për shkak të ofendimeve, ndërsa portugezi shtoi se “kjo nuk ka të bëjë me ndeshjen”. “Ndeshja ishte një tjetër dëshmi fantastike e Kupës, – vazhdoi Murinho, – por, unë nuk mund t’i shmangem pyetjes tuaj. Dier bëri diçka që nuk do ta bënte një profesionist, por kur dikush të ofendon dhe ofendon vëllanë më të vogël është e vështirë të mos reagosh. Nuk jam dakord që Totenhemi ta ndëshkojë Dierin”. Tekniku Murinho e kritikoi lojtarin e tij, megjithatë një rast i tillë vështirë se do të kalohet lehtë nga Trupa Disiplinore e Federatës Angleze të Futbollit.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eric dier futbollisti i totenhemit eric dier futbollisti i totenhemit

Sondazh

Poll