Sport

Finalja e Champions League/ UEFA nxjerr në shitje biletat

5 Mars 2020, 10:30 Nga DOSJA
Finalja e Champions League/ UEFA nxjerr në shitje biletat

STAMBOLL– UEFA ka zyrtarizuar nisjen e shitjes së biletave për finalen e Ligës së Kampioneve që do të luhet në Stamboll më datën 30 maj.

Qeveria e futbollit europian komunikoi se nga dita e sotme nis shitja e 6 mijë biletave për tifozët nga mbarë bota për të ndjekur kurorëzimin e këtij edicioni të njërit prej aktiviteteve sportive më të ndjekura në botë. Shitja e tyre do të përfundojë në datën 12 mars.

Çmimet e biletave variojnë nga 70 € deri në 600 €. Sigurimi i biletave do të bëhet nëpërmjet platformës online të UEFA-s, ndërkohë që 40 mijë bileta të tjera do të shpërndahen për tifozët e dy skuadrave finaliste.

Sipas kategorive të përcaktuara çmimet e biletave për finalen e Stambollit janë:

Kategoria 4: 70 €
Kategoria 3: 180 €
Kategoria 2: 450 €
Kategoria 1: 600 €

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport çmimet e biletave ne uefa finalja e champions league uefa çmimet e biletave ne uefa finalja e champions league uefa

Sondazh

Poll