Sport

Inter “hap dorën”, i kërkon tre lojtarë Barcelonës për Lautaro Martinez

5 Mars 2020, 12:07 Nga DOSJA
Inter “hap dorën”, i kërkon tre lojtarë

TSulmuesi i Interit, Lautaro Martinez vazhdon të jetë në orbitën e Barcelonës, ndërsa së fundmi ka dalë edhe një formulë e re, ku përfshihen edhe tre lojtarë në marrëveshje.

Sipas “Mundo Deportivo”, Inter dëshiron shërbimet e Arthur Melo, Carles Alena, i cili aktualisht është huazim te Real Betis dhe Jean Clair Todibo, i cili është i huazuar te Schalke. Arthur dhe Alena janë lojtarë të mesfushës, ndërsa Todibo është luan si mbrojtës qendre.

Gjithashtu, nëse Inter humbet Martinezin, ata kanë një listë të shkurtër për ta zëvendësuar atë. Opsionet e tyre për të zëvendësuar argjentinasin janë Olivier Giroud i Chelseat dhe Duvan Zapata i Atalantas. Pretendohet gjithashtu se skuadra e Antonio Contes mund të blej të dy lojtarët dhe jo vetëm njërin.

Ndryshe, argjentinasi ka shënuar 19 gola në 31 paraqitje për klubin dhe vendin deri më tani këtë sezon.

E. Ç/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport carles alena inter lautaro martinez carles alena inter lautaro martinez

Sondazh

Poll