Bota

Thaçi nuk shkon në seancën për Epopenë e UÇK-së, ndan dekorata për ish-ushtarët

5 Mars 2020, 13:05 Nga DOSJA
Thaçi nuk shkon në seancën për Epopenë e

KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka shkuar sot në seancën solemne të organizuar për 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ndonëse kishte marrë ftesë, raporton Gazeta Express

Në seancën që filloi në orën 09:00, të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe e gjithë familja Jashari. Nuk dihet arsyeja se pse presidenti Thaçi nuk ka shkuar në seancë. Ai kishte munguar edhe në seancën solemne që ishte organizuar për 17 shkurt.

Një orë pas organizimit të seancës në Kuvendin e Kosovës, mësohet se Thaçi ka ndarë dekorata për ish-ushtarët e UÇK-së.

Historiku i epopesë së UÇK-së

Sot shënohen 22 vite nga beteja në Prekaz. Më 5, 6 dhe 7 Mars në vitin 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër agresionit ushtarak të ish-Jugosllavisë. Forca të shumta serbe sulmuan familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe pas një rezistence të fortë, në Prekaz u vranë 55 persona ku më shumë se 20 prej tyre ishin fëmijë dhe gra. Ndër të rënët ishin komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, vëlla i tij Hamëz Jashari dhe babi i tyre, Shaban Jashari. Në 22-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni epopeja e uçk hashim thaci epopeja e uçk hashim thaci

Sondazh

Poll