Bota

Erdogan takim me Putin në Moskë, plas grushti mes deputetëve në parlamentin turk (VIDEO)

5 Mars 2020, 12:53 Nga DOSJA
Erdogan takim me Putin në Moskë, plas grushti mes deputetëve

TURQI– Një samit midis udhëheqësve të Turqisë dhe Rusisë ditën e sotme mund të jetë shansi i fundit për të hartuar një marrëveshje që shmang konfliktet e mëtejshme në veri-perëndim të Sirisë.

Teksa numri i ushtarëve turq që vriten çdo ditë në provincën Idlib të Sirisë po rritet dhe masa e madhe e refugjatëve sirianë është dyndur drejt Turqisë të larguar nga vendi i tyre si shkak i frikës, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, dëshiron të vendoset armëpushimi, ku edhe President rus, Vladimir Putin është dakord për një vendim të tillë.

Ndërkohë në shenjë të tensioneve të rritura në Turqi, në parlament deputetët e opozitës janë përleshur me ata që janë në pushtet, teksa kanë qenë në seancën për çështjen e Sirisë. Në videon e publikuar nga Theguardian shihet sesi depuetët janë përplasur me njëri-tjetrin me grushta.

Duke qenë se tensionet janë rritur në kufirin greko-turk, është njoftuar se të dy palët do të takohen në Moskë, ku do të bisedojnë për arritjen e një marrëveshjeje që do të jetë e duhura për të dyja qeveritë.

Megjithatë çdo pakt i vënë me shumë gjasa do të ndihmojë në sulmin e mbështetur nga Moska nga trupat e presidentit sirian, i cili kërcënon se do të largojë nga vendi i tij rreth 3 milion persona të bllokuar në Idlib.

Vladimir Frolov, një analist i pavarur i çështjeve të jashtme ruse është shprehur: Problemi kryesor në Idlib është dëshira e Presidentit Bashar al-Asad … të vendosë kontrollin e plotë në zonë dhe të bllokojë kufirin me Turqinë, teksa ka njoftuar se do të largojë 3 milion banorë të shtetit të tij, drejt Turqisë.

Për Turqinë, e cila ka dërguar mijëra trupa në Siri gjatë javëve të fundit, ndërhyrja ka qenë katastrofike: 58 ushtarë u vranë në muajin e kaluar, përfshirë 33 në një sulm ajror javën e kaluar.

Në hakmarrje të ushtarëve të vrarë, Erdogan hapi kufijtë e Turqisë me Greqinë dhe tha se ai nuk do t’i ndalojë më emigrantët dhe refugjatët të hyjnë në Evropë. Por disa drejtues evropianë e kanë akuzuar atë se po përpiqet të shantazhojë perëndimin në mbështetjen e Turqisë.

Mes kësaj çështjeje tejet të tensionuar, një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Altinbas në Stamboll, Ahmet Kasim Han u shpreh: Pala turke ishte e detyruar nga nevoja, me shpresën se presioni i krijuar si i tillë do të shtrembëronte krahun e Evropës.”

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota erdogan erdogan takim me putin kriza e refugjateve sherri i deputeteve turq turqi erdogan erdogan takim me putin kriza e refugjateve sherri i deputeteve turq turqi

Sondazh

Poll