Bota

Vuçiç: Shumica e serbëve preferojnë një “konflikt të ngrirë” me Kosovën, por unë jo

5 Mars 2020, 11:46 Nga DOSJA
Vuçiç: Shumica e serbëve preferojnë një

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa ka zhvilluar disa takime zyrtare në Uashington me zyrtarë të lartë amerikanë dhe ka dhënë edhe një intervistë për “Foreign Policy”, në lidhje me marrëdhënien Serbi-Kosovë.

Sa i përket raportit me Kosovën, Presidenti serb ka folur në intervistë edhe për hapat e ardhshëm në lidhje me këtë vend. Ndër të tjera Vuçiç ka thënë se shpreson që Kosova do ta heqë taksën, por edhe nëse kjo ndodh, mund të bëhet e mundur vetëm si shkak i presionit amerikan, pasi në të kundërt Kosova nuk do ta hiqte kurrë taksën.

“Nuk shoh se si duhet të përfundojë i gjithë procesi, cila do të ishte substanca e një zgjidhjeje përfundimtare të mundshme që dikush mund të na propozojë. Unë mezi pres të krijoj lidhje më të mira ekonomike, kur do të fillojmë ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Dhe ne kemi nevojë për një dialog për ta arritur atë. Ne kemi nevojë për më shumë bisedime.”- u shpreh Vuçiç.

I pyetur se nëse Kosova do ta heqë taksën ndaj Serbisë, a do reagonte Serbia me fushatën për tërheqjen e njohjes së Kosovës, Vuçiç ka thënë:  Thjesht duhet të kthehemi në të njëjtat pozicione që kemi pasur përpara se të vendosnin ato tarifa. Dhe unë mendoj se është shumë e logjikshme t’ju them të vërtetën. Unë e kuptoj domosdoshmërinë për një dialog të vërtetë dhe e kuptoj domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemit, gjë e cila nuk është e lehtë për mua ta them, sepse nëse pyetni shumicën dërrmuese të njerëzve në Serbi, ata do të preferonin një konflikt të ngrirë. Unë nuk i përkas asaj shumice dërrmuese.

Ndërsa i pyetur se cila është zgjidhja e duhur dhe e pranueshme për çështjen me Kosovën ai ka thënë se duhet të vazhdohet me dialogun dhe çdo përpjekje  në mënyrë që të mund të bien në kompromis.

“Dhe përsëri, unë nuk e di se si mund të duket, por duhet të bëhet në një mënyrë që do të ishte një humbje për të dy palët, në mënyrë që ajo të ishte një fitore e vogël për të dy palët. Të dy duhet të marrim garanci për një të ardhme shumë më të mirë, ”.- është shprehur Presidenti serb.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic aleksandar vucic

Sondazh

Poll