Bota

Kalifornia shpall gjendjen e emergjencës pas viktimës së parë nga koronavirusi

5 Mars 2020, 08:58 Nga DOSJA
Kalifornia shpall gjendjen e emergjencës pas viktimës së

ALIFORNI– Kalifornia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi njoftoi viktimën e parë nga koronavirusi, duke e çuar numrin total të vdekjeve në SHBA në 11.

Bëhet fjalë për një burrë 71-vjeçar, i cili vdiq në një spital afër Sacramento.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka zhvilluar një sërë mbledhjesh për të pasur nën kontroll  situatën e virusit pasi deri më tani 150 pacientë janë regjistruar si të prekur nga virusi në 16 shtete të SHBA-së.

Në të gjithë botën, autoritetet kanë konfirmuar më shumë se 95,000 raste të virusit, nga të cilat më shumë se 80,000 janë në Kinë. Afro katër mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në rang global, ku mes tyre 3012 persona janë regjistruar vetëm në Kinë.

Dhjetë nga 11 vdekjet e SHBA janë regjistruar në Uashington, por virusi gjithashtu është përhapur edhe në Teksas dhe Nebraska. Ndërkohë Uashingtoni dhe Florida, të dy këto vende shpallën gjendjen e jashtëzakonshme gjatë fundjavës për të ndihmuar në parandalimin e koronavirusit.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3,285 viktima, 95,413 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 107 viktima dhe mbi 3089 mijë të infektuar, duke marrë vendimin e mbylljes së shkollave dhe universiteteve deri më 15 mars. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin. Në Kinë ende vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA  gjithashtu, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Ndërkohë Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1 viktime ne kaliforni koronavirusi ne shba mike pence shba 1 viktime ne kaliforni koronavirusi ne shba mike pence shba

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2020, 16:47

LITUANI- Frika nga koronavirusi, po shtyn njerëzit të bëjnë veprime të papritura. I tillë është rasti i një burri në Lituani, i cili ka mbyllur gruan në banjo p...