Bota

Vdes në moshën 100-vjeçare ish-shefi i OKB-së, Javier Perez de Cuellar

5 Mars 2020, 09:59 Nga DOSJA
Vdes në moshën 100-vjeçare ish-shefi i OKB-së, Javier

PERU– Ka vdekur në moshën 100-vjeçare, ish-shefi i Kombeve të Bashkuara, Javier Perez de Cuellar, në Peru. Ai ka ndihmuar për një periudhë të gjatë në ndërmjetësimin e armëpushimit për luftën Iran-Irak.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije djali i tij, duke i dhënë lamtumirën e fundit të atit të tij 100-vjeçar .

“Babai im vdiq pas një jave të ndërlikuar. Ai vdiq në 8:09 pasdite.”- tha djali i tij, Francisco Perez de Cuellar për radio RPP.

Perez de Cuellar shërbeu si sekretar i përgjithshëm i KB nga 1981 deri në 1991, kur shpesh përshkruhej si një “pacifist nga profesioni dhe natyra”. I vlerësuar nga bashkatdhetarët e tij si një nga peruvianët më të shquar të epokës së tij, Perez de Cuellar udhëhoqi Kombet e Bashkuara gjatë një periudhe të shënuar nga lufta kundër urisë botërore, luftës tetë vjeçare mes Iranit dhe Irakut, si dhe luftës civile në El Salvador i mbështetur nga SHBA i cili çoi në bisedime paqeje të ndërmjetësuar nga KB.

Pérez de Cuéllar ishte një diplomat i kulturuar nga Peruja, ku vitetet më të suksesshme të karrierës së tij ishin nga 1980 deri në 1990, ku ai luajti një rol kyç në luftë.

Në Dhjetor 1981, Këshilli i Sigurimit i dha fund një bllokimi gjashtë-javor duke e emëruar atë sekretarin e përgjithshëm të pestë të Organizatës Botërore, i pari nga Amerika Latine, dhe “zgjedhja e fundit e të gjithëve”, siç e tha një delegat. Askush nuk e priste këtë emërim, të paktën nga Z. Pérez de Cuéllar nuk pritej, i cili pranoi se ai nuk konsiderohej si kandidati më emocionues.

Megjithatë ai ndihmoi në përfundimin e një lufte 10-vjeçare midis Iranit dhe Irakut, siguroi tërheqjen e forcave sovjetike nga Afganistani, përmbysi konfliktet në Kamboxhia, El Salvador dhe Nikaragua.

Burimi: nytimes 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota javier perez de cuellar javier perez de cuellar

Sondazh

Poll