Bota

Shkon në dy numri i viktimave në Australi, qeveria merr masa të forta: Ndalohen të gjitha udhëtimet drejt vendeve të preku

5 Mars 2020, 09:25 Nga DOSJA
Shkon në dy numri i viktimave në Australi, qeveria merr masa të

AUSTRALI – Në Australi është konfirmuar edhe viktima e dytë nga Koronavirusi, prandaj për këtë shkak qeveria vendase ka marrë një sërë masash për shmangien e virusit kinez.

Gjithashtu sipas mediave të huaja është mësuar se Australia ka kufizuar të gjitha udhëtimet me vendet aziatike që kanë konfirmuar se janë të prekura nga koronavirusi.

Përkatësisht Australia nuk do të lejojë udhëtimet në Kinë, Iran dhe Korenë e Jugut, pasi rreziku për jetën e banorëve është i lartë pas konfirmimit të viktimës së dytë.

Ndër të tjera zyrtarët e lartë në vend kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë masa të rrepta  të kontrollit për udhëtarët që vijnë nga Italia, përfshirë kontrollet e temperaturës, pyetjet dhe marrjen e informacioneve për gjendjen shëndetësore në sportelet e kontrollit.

Ndërkohë në rang kombëtar Ministria e Shëndetësisë në Australi njoftoi 10 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin total në 52 raste. Viktima e dytë e shënuar në Australi ishte një i moshuar që jetonte në një azil pleqsh.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3,285 viktima, 95,413 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 107 viktima dhe mbi 3089 mijë të infektuar, duke marrë vendimin e mbylljes së shkollave dhe universiteteve deri më 15 mars. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin. Në Kinë ende vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA gjithashtu, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Ndërkohë Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

Burimi:  CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota australi dy viktima ne australi koronavirusi ne australi australi dy viktima ne australi koronavirusi ne australi

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2020, 16:47

LITUANI- Frika nga koronavirusi, po shtyn njerëzit të bëjnë veprime të papritura. I tillë është rasti i një burri në Lituani, i cili ka mbyllur gruan në banjo p...