Bota

Kryeministri grek i vendosur për krizën e refugjatëve sirianë: Askush nuk do ta kalojë ilegalisht kufirin

5 Mars 2020, 10:24 Nga DOSJA
Kryeministri grek i vendosur për krizën e refugjatëve

GREQI– Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ndërkohë që vendi i tij është përfshirë nga tensione të larta për shkak të refugjatëve sirianë, ka shkuar pranë lumit Evros aty ku edhe kanë mbetur banorët sirianë. Ai ka deklaruar se ka ndaluar kategorikisht që refugjatët  të kalojnë kufirin grek ilegalisht, si dhe Greqia nuk do të shantazhohet e frikësohet nga askush që i përdor njerëzit për qëllime personale, duke ju referuar Turqisë.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë nuk kanë fund, ndërkohë që liderët e dy vendeve komunikojnë me tone shumë të ashpra.

Kriza e refugjatëve sirianë në kufirin greko-turk vijon ende përsa kohë nuk është  gjetur një zgjidhje mes Turqisë që ka hapur kufijtë drejt Greqisë dhe kjo e fundit që nuk është dakord me vendimin e Presidentit turk.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ndërkohë që vendi i tij është përfshirë nga tensione të larta për shkak të refugjatëve sirianë, ka shkuar pranë lumit Evros aty ku edhe kanë mbetur banorët sirianë. Ai ka deklaruar se ka ndaluar kategorikisht që refugjatët  të kalojnë kufirin grek ilegalisht, si dhe Greqia nuk do të shantazhohet e frikësohet nga askush që i përdor njerëzit për qëllime personale, duke ju referuar Turqisë.

Është mësuar se nga takimet me qytetarët grekë që Mitsotakis ka zhvilluar, është mbështetur për politikat e vëna në zbatim. Këto politika të reja konsistojnë në dëbimin e të gjithë atyre personave që kalojnë ilegalisht kufirin me Turqinë, gjithashtu është rritur edhe prezenca e Policisë dhe Ushtrisë në kufi.

Kujtojmë që Turqia pas vrasjes së 30 ushtarëve të saj në Idlib të Sirisë hapi kufijtë drejt Perëndimit për refugjatët të cilët janë synojnë të shkelin tokën greke. Kujtojmë që shteti turk ka marrë masa të forta nga BE për të mos lejuar refugjatët që futen në tokën e tyre dhe akuzojnë Erdoganin si shantazhues dhe kërcënues.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kriza e refugjateve kyriakos mitsotakis lufta ne siri kriza e refugjateve kyriakos mitsotakis lufta ne siri

Sondazh

Poll