Bota

Konfirmohen dy rastet e para të pacientëve të prekur me koronavirus në Bosnje

5 Mars 2020, 11:11 Nga DOSJA
Konfirmohen dy rastet e para të pacientëve të prekur me

BOSNJE- Bosnja ka konfirmuar dy rastet e para të pacientëve të infektuar me koronavirus, ku  bëhet fjalë për një burrë të moshës së mesme që kohët e fundit kishte udhëtuar në Itali bashkë me fëmijën e tij.

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga Ministri i Shëndetësisë në Republikën autonome Serbe të Bosnjës.

Ministri më tej vijoi se burri i cili u kthye nga Italia në fund të shkurtit, ishte konfirmuar në fillim të kësaj jave se ishte prekur nga koronavirusi. Ai është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe po mbahet i izoluar në spital.

“Gruaja e tij rezultoi me test negativ për koronavirusin, ndërsa fëmija e tyre ishte infektuar nga koronavirusi,”- deklaroi  Seranic një konferencë për shtyp.

Autoritetet shëndetësore do të testojnë fëmijët e shkollës që kanë pasur kontakte me fëmijën e infektuar, si dhe me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes së infektuar. Ndërkohë për këtë shkak shkolla do të mbyllet për dy ditët e ardhshme.

“Ky është rasti i parë i infeksionit që nuk ishte i papritur, ai pritej pas shpërthimit në Itali, i cili është ndër partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë.”- tha Seranic.

Bosnja është e ndarë në dy rajone, njëra e mbizotëruar nga serbët dhe tjetra nga kroatët dhe myslimanët boshnjakë. Deri më tani, autoritetet shëndetësore në të dy rajonet kanë përgatitur dhoma të izolimit spitalor dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm me higjenën.

Përhapja globale e koronavirusit që shpërtheu prej fundit të dhjetorit të kaluar në Kinë është përhapur në gati 80 vende dhe territore të botës, ku ka vrarë afro 4 mijë njerëz.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3,285 viktima, 95,413 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 107 viktima dhe mbi 3089 mijë të infektuar, duke marrë vendimin e mbylljes së shkollave dhe universiteteve deri më 15 mars. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin. Në Kinë ende vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA gjithashtu, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Ndërkohë Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

Burimi:  thejakartapost

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2 persona me koronavirus nebosnje koronavirusi ne bosnje 2 persona me koronavirus nebosnje koronavirusi ne bosnje

Sondazh

Poll