Politike

5 Mars 2020, 12:41 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e kuvendit tha se opozita i shpalli të gjithë kriminelë kryebashkiakët socialistë, duke i dënuar me turp dhe stres sipas saj. Spiropali u shpreh më tej se reforma në drejtësi ka pasur shumë kundërshtarë të egjër, që nga kreu i shtetit,Ilir Meta e deri tek një opozitë e tërë.

“Nuk lanë njeri pa e shpallur kriminel, duke dënuar famijlet e tyre me një turp dhe stres të pa merituar. Në parlament e thonë se shkelen të drejtat e qytetarëve që kanë shpërndarë drogë. Këta paskan ndjeshmëri të shtuar për këta njerëz. Por kjo është një hipokrizi. Janë këta njerëz që thonë pse kemni ndërmmarë ofensivën e rëndë, OFL. E kanë provuar se edhe flakën mund t’i vënë Shqipërisë për dy metra tokë. Reforma në drejtësi ka pasur kundërshtarët më të egjër, ka pasur kundrërshtarë kreun e shtetit, një opozitë të tërë”, u shpreh ministrja Spiropali.

Deklarata e Spiropalit u bë sot gjatë një seance plenare, ku u diskutua miratimi i paketës “Anti-KCK” dhe ligji për titujt e pronësisë.  Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në seancë, u shpreh i ‘zhgënjyer’ që sipas tij, presidenti Ilir Meta po punon kundër interesit të shqiptarëve për hapjen e negociatave. Rama foli edhe për amnistinë fiskale, nga e cila tha se përfitojnë vetëm qytetarët.

(a.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali reforma ne drejtesi seancë plenare 5 mars 2020 elisa spiropali reforma ne drejtesi seancë plenare 5 mars 2020

Sondazh

Poll