Aktualitet

30 mijë euro heroinë të pastër në shtëpi, bien në pranga dy shqiptarë, si u pikasën nga polica teksa po shpërdanin dro

5 Mars 2020, 10:14 Nga DOSJA
30 mijë euro heroinë të pastër në shtëpi, bien

ITALI- Policia italiane ka arestuar dy shqiptarë, pasi akuzohen se furnizonin shitës të vegjël droge që operonin në rrugët e Parma-s. Dy shpërndarësit nga Shqipëria, përkatësisht 39-vjeç dhe 35-vjeç, të dy me precedentë për vepra penale, në lidhje me drogën, përfunduan në burg me akuzën e posedimit të drogës me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e saj.

Sipas medieve italiane, arrestimi i tyre u bë të dy ditë më parë në zonën midis Emilia Est, ku njëri prej dy shqiptarëve është ndaluar, teksa po lëvizte në zonë dhe po drejtonte disa persona për shitjen e heroinës.

Menjëherë pas ndalimit të tij policia e Parmas ka kontrolluar edhe banesën ku gjetën heroinë të pastër dhe po ashtu edhe një tjetër shqiptar, emër i njohur për policinë.

39-vjeçari ishte nën një mega hetim lidhur me trafikun e heroinës në zonën e Bergamos dhe Brescias dhe duhej të ishte nën arrest shtëpie në Brescia. Heroina e pastër nëse do të shitej do të kapte vlerën e jo më pak se 30 mijë euro në tregun e drogës në Parma.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shqiptare itali shitje droge arrestohen dy shqiptare itali shitje droge

Sondazh

Poll