Aktualitet

Anti-KÇK në Kuvend/ Lleshaj: Vetëm dje janë sekuestruar 71 mjete e prona, mes tyre dhe blinda

5 Mars 2020, 09:59 Nga DOSJA
Anti-KÇK në Kuvend/ Lleshaj: Vetëm dje janë sekuestruar 71

TIRANË– Minsitri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se vetëm një ditë më parë, janë vënë në sekuestro 71 automjete, 7 prej të cilave të blinduara. Në seancën plenare të Kuvendit  po diskutohet akti normativ anti-KÇK, i cili është miratuar nga Këshilli i Ministrave më 31 janar të këtij viti. Teksa u bëri thirrje të gjithëve që të votonin 100%, Lleshaj tha se aksioni ka vijuar me ritme pozitive dhe se shumë raste janë të sistemuara e presin radhën për në Prokurori dhe Gjykatë.

Policia ka vetëm barrën e evidentimit jo të provës. Nëse dikush kryen një vepër penale sot dhe ndodh sot, ai person do t’i nënshtrohet ligjit të sotëm, por ky ligj merret vetëm me të shkuarën. Nëse volumi i çështjes është i madh dhe gjykata nuk e kapërdin dot, mund të marrim një tjetër vendim se çfarë do të bëhet me këta njerëz që nuk e kanë kaluar procesin. Akti normativ ka filluar zbatimin dhe struktura është ngarkuar në zbatim të këtij ligji. Deri tani nuk kemi regjistruar raste kontestimesh. Ky është lajm pozitiv, i gjithë procesi duket se do të shkojë drejt suksesit. Po ju them vetëm për dje. Janë sekuestruar 71 automjete në ksuhte emergjence, 7 prej të cilave të blinduara dhe 7 prona apo apartamente. Qindra e qindra praktika janë sistemuar. Presin radhën për t’u përcjellë në Prokurori dhe Gjykatë,”– tha Leshaj. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sander lleshaj seancë plenare 5 mars 2020 sander lleshaj seancë plenare 5 mars 2020

Sondazh

Poll