Sport

Dy humbje në katër ditë, Chelsea eliminon Liverpool-in nga FA Cup

3 Mars 2020, 22:30 Nga DOSJA
Dy humbje në katër ditë, Chelsea eliminon Liverpool-in nga FA Cup

Brenda katër ditësh Liverpool humb dy ndeshje. Kjo do të thotë se situata nuk është fare mirë në skuadrën e kuqe.

Chelsea sot i dha shuplakën e radhës Liverpool-it duke fituar 2-0 në “Stamford Bridge” për ndeshjen e vlefshme për FA Cup. Londinezët shënuan nga një gol për pjesë dhe treguan se janë kockë e fortë për djemtë e trajnerit Klopp.

Willian shënoi golin e parë nga largësia në minutën e 13-të. Gjërat po shkonin mirë për “Blutë”, deri kur u dëmtua Kovacic. Kroati u detyrua të linte lojën përgjysmë. Gjithsesi, Chelsea luajti vetëm për fitore dhe e mori atë. Në të 64-n Barkley vrapoi rreth 50 metra me topin në këmbë dhe shënoi golin e dytë për skuadrën e Lampardit.

Liverpool duket se është duke hyrë në krizë. Klopp duhet t’i shkundë mirë djemtë e tij, sepse sezoni është në fazën më të nxehtë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea fa cup liverpool chelsea fa cup liverpool

Sondazh

Poll