Sport

VIDEO: Kimmich bën një mrekulli, Bayern në gjysmëfinalen e Kupës!

3 Mars 2020, 22:17 Nga DOSJA
VIDEO: Kimmich bën një mrekulli, Bayern në gjysmëfinalen e

Bayern nuk ka nevojë për sulmuesin Lewandowski, kur bëhet fjalë për ndeshjet brenda Gjermania. Ndoshta edhe jashtë saj.

Sot skuadra bavareze fitoi 1-0 në fushën e Schalke 04, duke u kualifikuar pa shumë bujë në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë. “Mbretërorët blu” luajtën shumë të tërhequr, por në pjesën e parë patën dy raste të mira shënimi.

Bayern e mori veten shpejt dhe në të 40′ gjeti golin me mesfushorin Kimmich. Sot ky i fundit luajti si qendërmbrojtës, por kjo nuk e pengoi të shënonte një gol spektakolar.

Pjesa e dytë u menaxhua mirë nga rekordmenët e futbollit gjerman, por pa shënuar ndonjë gol tjetër. As talenti Zirkze nuk e shtoi dot fantazinë në ofensivën bavareze dhe ndeshja u mbyll 1-0. Finalja e madhe do të luhet në Berlin.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern kimmich kupa schalke bayern kimmich kupa schalke

Sondazh

Poll