Sport

Vazhdon lëmshi në futbollin italian, shtyhet Juventus-Milan, qeveria ka tjetër opsion!

3 Mars 2020, 20:55 Nga DOSJA
Vazhdon lëmshi në futbollin italian, shtyhet Juventus-Milan, qeveria

ITALI-Asnjë derë pjesërisht e hapur, dyert shumë më pak të mbyllura. Juventus-Milan, i planifikuar për të mërkurën në mbrëmje në Allianz Stadium e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë po shkon drejt një shtyrjeje në një datë që do të përcaktohet më vonë.

Kjo ishte ajo që u vendos në fund të samitit të thirrur nga prefekti Palomba, ku morën pjesë, kryetari i bashkisë Appendino dhe përfaqësuesit e Juventus. Drejtori i marrëdhënieve me publikun të Juventusit Klaudio Albaneze bëri me dije qëndrimin e klubit për mediat.

“Juventusi respekton çdo vendim që merret nga autoritetet. Shëndeti publik është prioriteti kryesor për shoqërinë”, deklaroi zyrtari i klubit kampion të Italisë. Jo vetëm kaq, qeveria po mendon që për 30 ditë të mos zhvillohet asnjë aktivitet në mënyrë që situata të normalizohet.

(E.Ç/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus milan shtyhet juventus-milan juventus milan shtyhet juventus-milan

Sondazh

Poll