Sport

Mjeku virolog i bën thirrje qeverisë: Ndeshja Juve-Milan nuk duhet të luhet!

3 Mars 2020, 17:33 Nga DOSJA
Mjeku virolog i bën thirrje qeverisë: Ndeshja Juve-Milan nuk duhet

Juventus-Milan fillimisht mendohej se nuk do të luhej fare me tifozë, por vendimi i fundit i Ligës Italiane të Futbollit është për t’u luajtur me dyer të hapura.

Ky lajm nuk është mirëpritur aspak nga mjeku virolog Roberto Burioni, i cili e ka quajtur çmenduri këtë plan. Ai ka bërë një kritikë të ashpër në Twitter për këtë zgjedhje mbi ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

“Shpresoj që të mos jetë e vërtetë. Nëse është e vërtetë, kjo është një çmenduri e pastër. Qeveria nuk duhet ta lejojë për sigurinë e italianëve”, është shprehur Burioni.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cmenduri juventus milan cmenduri juventus milan

Sondazh

Poll