Sport

Nëna e tij është në spital, CR7 ka një lajm të mirë dhe një kërkesë për tifozët

3 Mars 2020, 20:06 Nga DOSJA
Nëna e tij është në spital, CR7 ka një lajm të

Lajm i mirë në familjen Ronaldo. Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, sapo dha një njoftim të fundit në lidhje me gjendjen e nënës së tij.

Ajo është e shtruar me urgjencë në spital për shkak të një iktusi dhe Ronaldo njoftoi me një postim në Twitter se shëndeti i saj tashmë është nën kontroll.

“Falenderoj të gjithë për mesazhet e urimit për mamanë time. Ajo është e stabilizuar dhe e shtruar në spital. Unë dhe familja ime falenderojmë stafin e mjekëve, të cilët po kujdesen për të, dhe kërkojmë që të na jepet pak privatësi”, shkruan sulmuesi portugez.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport nena ronaldo spital nena ronaldo spital

Sondazh

Poll