Sport

VIDEO: Muller bëhet me turp, kjo gafë nuk i falet as një amatori

3 Mars 2020, 21:33 Nga DOSJA
VIDEO: Muller bëhet me turp, kjo gafë nuk i falet as një amatori

Thomas Muller është ndryshe nga të tjerët. Gjermani nuk është driblues dhe teknika nuk është arma e tij më e fortë, por pozicionimi, presingu dhe idetë e mira ofensive.

Këtë të martë, ish-kampioni i botës mori përsipër që të ekzekutonte një goditje nga këndi. Ai u përpoq ta niste me shpejtësi topin për të kapur në befasi Schalke 04 në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, por topi sfera kaloi vijën fatale dhe doli jashtë fushe.

E tmerrshme kur i ndodh një profesionisti! Muller-it nuk i bënte zemra të vijonte lojën dhe u shtri menjëherë përtokë nga mërzia. Sidoqoftë, Bayern është në avantazh 1-0.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern muller schalke bayern muller schalke

Sondazh

Poll