Sport

De Ligt flet hapur: Ju tregoj pse refuzova Barcelonën për Juventusin

3 Mars 2020, 21:39 Nga DOSJA
De Ligt flet hapur: Ju tregoj pse refuzova Barcelonën për Juventusin

Matthijs de Ligt nuk po kalon sezonin që ka ëndërruar, por nuk pendohet që verën e kaluar zgjodhi Juventusin. Ai mund të luante fare mirë në Barcelonë apo Paris.

Mbrojtësi holandez është i kënaqur me ecurinë e tij personale dhe pret vite edhe më të mira në Torino. “Them se kam arritur një nivel të mirë në krahasim me ndeshjet e fillimit të sezonit. Jam i lumtur që gjërat po përmirësohen”.

“Bonucci dhe Chiellini më ndihmojnë. Klubi më ka theksuar se kam nevojë për ta dhe se duhet të jap kontributin tim”, ka deklaruar së fundmi De Ligt.

“Më kanë kërkuar Juventus, PSG dhe Barcelona. Kam vlerësuar të gjitha alternativat që kisha dhe mendova se Juventusi më jepte më shumë mundësi për t’u rritur. Bardhezinjtë kanë një stil të veçantë dhe e dija se do të bëhesha edhe më i kompletuar”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport de ligt deklarata juventus de ligt deklarata juventus

Sondazh

Poll