Sport

Duka komenton shortin: Nuk ka ekipe të lehta, e patë që nuk fituam me Andorrën?

3 Mars 2020, 18:22 Nga DOSJA
Duka komenton shortin: Nuk ka ekipe të lehta, e patë që nuk

“Shorti është short, nuk ishte i keq”. Kështu e nisi presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, analizën e tij për shortin e sotëm të Nations League në Amsterdam.

Duke folur në Supersport, numri 1 i futbollit shqiptar u shpreh: “Kalendari i ndeshjeve është shumë i ngjeshur. Luhet çdo tri ditë dhe duke marrë parasysh këtë gjë, është grup i vështirë, pasi luajmë në distanca të largëta. Besoj se është grupi më i vështirë”.

“Mendoj se nuk ka skuadra të lehta”, shtoi ai. “U pa në ndeshjen kundër Andorrës, ku nuk fituam dot. Jemi në një grup ku të katër kombëtaret kanë mundësitë e tyre. Objektivi ynë është të dalim të parët në grup dhe të kalojmë në Ligën B. Pse jo, të provojmë shanset tona në ‘play-off’, edhe pse është shumë e vështirë”, vijoi Duka më tej.

Dy fjalë për faktin që shmangëm Kosovën dhe për trajnerin Reja: “Më mirë kështu, sepse shqiptarët do të shohin dy ndeshje dhe jo një. Me trajnerin Reja dhe stafin e tij kemi firmosur kontratë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kosova nations league shorti kosova nations league shorti

Sondazh

Poll