Politike

Manifestimi i Metës, Sali Berisha bën bilancin: Në shesh dje ishin 500 mijë njerëz, i futën tmerrin në shpirt puçistit E

3 Mars 2020, 14:25 Nga DOSJA
Manifestimi i Metës, Sali Berisha bën bilancin: Në shesh dje

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se në manifestimin e djeshëm të thirrur nga presidenti Ilir Meta u mblodhën 500 mijë njerëz.

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha shkruan se populli ishte i vendosur në mbrojtjen e Kushtetutës dhe në përmbysjen e asaj që ai e quan narkoshtet.

“Nderim të madh 500.000 qytetarëve që i dolën zot Kushtetutës në Tiranë dhe i futën tmerrin në shpirt dhe lepurin në bark narkoshtetit dhe kreut të tij puçistit, Edvin Mafisë. Rama ik! Fitore!,”-shkruan ish-kreu i qeverisë.

POSTIMI I PLOTË:

Ditën e djeshme Ilir Meta zhvilloi për dy orë manifestimin, që siç tha ai është nisja për shpartallimin e grushtit të shtetit. Gjatë fjalës para qytetarëve Meta mori në dorë dhe një flamur amerikan, e ky gjest ngjalli debate. Pas përfundimit të manifestimit reagoi ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila shprehu habinë pse u valë vit flamuri i vendit të saj në atë që ajo e quajti protestë. Meta i pyetur për këtë deklaratë tha se nuk kishte asnjë koment.

(k.m./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike manifestimi i metes sali berisha manifestimi i metes sali berisha

Sondazh

Poll