Politike

Lame raporton tek Ligjet: S’nxjerrim askënd në mes të katër rrugë, përfundojmë regjistrimin e objekteve të ndërtuara

3 Mars 2020, 13:12 Nga DOSJA
Lame raporton tek Ligjet: S’nxjerrim askënd në mes të

TIRANË- Kryetari i Kadastrës, Artan Lame, ka qenë sot në Kuvend, në Komisionin e Ligjeve ku ka raportuar në lidhje me projekt ligjin “Mbyllja e proceseve kalimtare të pronësisë”. Në fjalën e tij Lame tha se ky ligj është më social dhe nuk nxjerr nga shtëpitë qytetarët, të cilët kanë një shtëpi edhe pse kjo nuk është e legalizuar.

Është një sukses i qeverisë ai i legalizimeve, ndërsa shoqëria është ndërgjegjësuar, që s’mund të vazhdohet më me ndërtime të tjera pa leje. Ligji i ri lehtëson procedurat për përmbylljen e procesit të legalizimit, sigurisht në ato zona ku nuk është mbyllur. Ligji i ri thoshte se objektet që nuk legalizohen prishen, ndërsa tani zgjidhja që gjen ky ligj është sociale, askush që ka një banesë nuk mund të nxirret pa marrë një shpërblim qoftë edhe të pjesshëm. Pra, mund të përfitojnë nga banesa sociale, ose mund të futen në skema të caktuara kompensimi”, u shpreh kryeregjistruesi.

Lame po ashtu tha se shumë shpejt do ketë një mbyllje të procesit të regjistrimit dhe pajisjes me certifikatë pronësie të objekteve të ndërtuara para vitit 1991.

Procesi tjetër drejt përmbylljes është ai i regjistrimit dhe pajisjes me dokumente pronësie të objekteve të ndërtuara para vitit 1991. Fondi i banesës para ‘91, përfshirë banesa të 1700 apo 1800, por që s’kanë dokumente pronësie. Mjafton t’ju them këtu që në rastin e Thumanës, ato dy pallatet që u shembën, kadastra pati shumë probleme në identifikimin e pronarëve pasi nuk ishin regjistruar në kadastër dhe ZRPP pavarësisht se kishin letra privatizimi. Janë me dhjetëra mijë pallate të tilla të privatizuara pas 91-92”, shtoi më tej kreu i Kadastrës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan lame komisionin e ligjeve legalizimet në vend ligji i pronave artan lame komisionin e ligjeve legalizimet në vend ligji i pronave

Sondazh

Poll