Aktualitet

Gjykata Speciale sekuestron ‘blindin’ e Lul Berishës, avokati: Do ankimojmë vendimin, u ble me të ardhura të ligjshme

3 Mars 2020, 14:39 Nga DOSJA
Gjykata Speciale sekuestron ‘blindin’ e Lul Berishës, avokati:

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestron e mjetit të blinduar tip “BMW” të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lul Berisha.

Mjeti i tij, u sekuestrua më 6 shkurt me urdhër të kryepolicit Ardi Veliu, sipas aktit normativ në fuqi pasi Berisha u mor si subjekt i OFL-së disa javë më parë. Pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, ka reaguar avokati i Berishës, Detar Hysi, i cili është shprehur se burimet për blerjen e blindit të tij janë të ligjshme. 

“Do ankimojmë vendimin, të ardhurat për blerjen e mjetit janë të gjitha të ligjshme dhe të deklaruara,”-është shprehur avokati Hysi. 

Ndërkohë Lulzim Berisha ka 15 ditë afat për të ankimuar masën në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Ndërkohë Luljeta Berisha, motra e tij pretendonte se Lulzimi nuk ka pasuri, pasi ato ia ka marrë shteti, referuar këtu bllokimit pasuror të Krimeve të Rënda, duke qenë në një linjë me avokatin Detar Hysi, që mbron Lulzim Berishën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjkko per lul berishen lul berisha sekuestrohet blindi i lul berishes gjkko per lul berishen lul berisha sekuestrohet blindi i lul berishes

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2020, 12:24

TIRANE- Operacioni Forca e Ligjiti ka dërguar formularin për të deklaruar pasuritë dy subjekteve të radhës, përkatësisht Eljon Hatos, dhe Ilir Selmanit, të dy t...