Aktualitet

Transportonin 26 klandestinë në Korçë, arrestohen 6 persona. Policia: Tentuan të largoheshin, e bënë manovra të rreziksh

3 Mars 2020, 13:36 Nga DOSJA
Transportonin 26 klandestinë në Korçë, arrestohen 6

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar 6 persona të cilët po transportonin 26 klandestinë kundrejt fitimit të shumave të parave. Në një njoftim për mediat nga Policia bëhet me dije se gjithësej janë arrestuar 6 shtetas, dhe katër prej tyre, gjatë ndjekjes, nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe kryen manovra të rrezikshme në rrugë. 

Gjatë operacionit u kapën dhe u arrestuan edhe P. M., 27 vjeç e E. P., 23 vjeç, banues në Durrës, M. C., 35 vjeç, banues në Pukë dhe M. Sh., 25 vjeçe, banuese në Linzë, Tiranë, të cilët po transportonin me dy mjete tip “Volksëagen Golf” dhe një mjet tip “Benz” në drejtim të Tiranës, 8 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm“, shkruhet në njoftim. 

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet një tjetër operacion policor i koduar “Qafë Plloça”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonin 26 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 6 shtetas, katër prej të cilëve, gjatë ndjekjes, nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe kryen manovra të rrezikshme në rrugë. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policia Kufitare dhe Komisariati i Policisë Pogradec, pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Qafë Plloça”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: N. B., 40 vjeç dhe R. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut” në Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin fugon tip “Volksëagen” e automjetin tip “Golf” 18 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm. Po gjatë operacionit u kapën dhe u arrestuan edhe P. M., 27 vjeç e E. P., 23 vjeç, banues në Durrës, M. C., 35 vjeç, banues në Pukë dhe M. Sh., 25 vjeçe, banuese në Linzë, Tiranë, të cilët po transportonin me dy mjete tip “Volksëagen Golf” dhe një mjet tip “Benz” në drejtim të Tiranës, 8 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm

Shërbimet e Policisë iu kanë bërë me shenjë drejtuesve të mjeteve të ndalojnë, por ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre dhe kanë vijuar duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe në hyrje të qytetit të Pogradecit janë ndaluar. Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se shtetasja M. Sh. drejtonte njërin prej mjeteve tip “Volksëagen” pa leje drejtimi. Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke iu premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 300-350 euro secilit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 mjete dhe 6 aparate celulare. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona klandestinet ne shqiperi trafiku i klandestineve arrestohen 6 persona klandestinet ne shqiperi trafiku i klandestineve

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2020, 12:24

TIRANE- Operacioni Forca e Ligjiti ka dërguar formularin për të deklaruar pasuritë dy subjekteve të radhës, përkatësisht Eljon Hatos, dhe Ilir Selmanit, të dy t...