Aktualitet

Incidenti në Krujë, Armand Duka: Tabllo tjetër nga Kamza, trajneri Mema s’duhet të hynte në fushë

18 Mars 2019, 12:59 Nga DOSJA
Incidenti në Krujë, Armand Duka: Tabllo tjetër nga Kamza,

TIRANE- Pas incidentit dje në ndeshjen Kastrioti-Tirana, ka reaguar edhe presidenti i FSHF, Armando Duka.

Në një prononcim për mediat, Duka është shprehur se situata është e ndryshme krahasuar me atë që ndodhi në ndeshjen Kamza-Laçi, ku u dhunua arbitri Eldorjan Hamiti.

Duka thotë se trajneri i Tiranës nuk duhet të futej në fushë dhe se stadiumi nuk i përmbush të gjitha parametrat e nevojshëm.

“Është tabllo e ndryshme me atë që ndodhi në Kamzë. Trajneri i Tiranës, Mema nuk duhej të futej në fushë. Stadiumi i Kastriotit nuk i përmbush të gjitha kushtet”-është shprehur Duka.

Ditën e djeshme, një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në ndeshjen mes Tiranës dhe Kastiotit. Ka qenë një faull, që u pretendua se u dha gabim që solli të gjithë rrëmujën në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë.

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, është përplasur me arbitrin, ndërsa lojtarët janë konfliktuar me njëri-tjetrin në fushë. Po ashtu në këtë ngjarje është përfshirë dhe një lojtar i Tiranës, i cili mendohet të jetë qëlluar nga një tifoz.

Përplasja ka vijuar dhe në hyrjen e dhomave të zhveshjes, ku dhe ka ndërhyrë presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili është përplasur me Policinë. Tifozët dhe lojtarët kanë shkëmbyer fyerje dhe sharje me njëri tjetrin dhe pse forcat e shumta të policisë kanë qenë atë. (Lexo këtu). 

Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri Edi Rama, që në mbledhjen e kryesisë së PS, i caktoi Ermonela Felajt detyrën e hartimit të një pakete ndryshimesh ligjore për Kodin Penal që do të përfshijnë dhunën në stadiume. (Lexo ketu). 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian mema armand duka dhuna ne stadiume ardian mema armand duka dhuna ne stadiume

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2019, 12:42

Të sfidosh protestën me varfërinë e Poliçanit!

Të shtunën, teksa në Tiranë protestohej, jo vetëm kundër kësaj qeverie, por edhe ndaj vetë sistemit, kryeministri Rama i gëzohej evokimit të kohëve të errëta, s...