Bota

Glauk Konjufca vijon operacionin “fshesa”, shkarkon Vlora Çitakun dhe 6 ambasadorë të tjerë

3 Mars 2020, 13:31 Nga DOSJA
Glauk Konjufca vijon operacionin “fshesa”, shkarkon Vlora

KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka marrësot një vendimin për shkakrimin e 7 ambasadorëve të Kosovës në vende të ndryshme të botës. Në një njoftim në Facebook, Konjufca shkruan se ka marrë vendimin për rikthimin në vend të ambasadorëve që u ka mbaruar mandati 4-vjeçar. Mësohet se ambasadorët e shkarkuar nga Konjufca janë: Vlora Çitaku; Edon Cana; Lirim Grejçevci; Shpend Kallaba; Mimoza Ahmetaj; Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu.

REAGIMI I PLOTË

Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës. Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni glauk konjufca konjufca shkarkon ambasadoret shkarkimi i ambasadoreve vlora citaku glauk konjufca konjufca shkarkon ambasadoret shkarkimi i ambasadoreve vlora citaku

Sondazh

Poll