Bota

Pamjet e frikshme/ Dashnori xheloz masakron dhe fut në valixhe bloggeren ruse, pasi ajo e ofendoi për seks të dobët dhe perf

3 Mars 2020, 12:16 Nga DOSJA

RUSI– Një specialist i arsimit të lartë të IT-së është dënuar me nëntë vite burg për vrasjen e një blogereje ruseje, e cila punonte si punonjëse seksi me kohë të pjesshme në Rusi.

Maxim Gareyev, 33 vjeç, i diplomuar në Universitetin e Hapur të Britanisë, do të vuajë dënimin e tij në Rusi, pasi pranoi se vrau në Moskë 24-vjeçaren, Ekaterina Semochkina, pasi ajo e kritikoi për performancën e dobët seksuale.

Fotoja e trupit të pajetë.
Fotoja e trupit të pajetë.

Gareyev u tha hetuesve se ai sulmoi Semochkinan pasi ajo e ofendoi për aftësinë seksuale dhe personalitetin e tij pasi u takuan për një seancë me seks të paguar.

Trupi i Semochkina u zbulua i mbështjellë në një valixhe në banesën e saj, me qafë të këputur, dhe plagë thike në gjoks.

Nëna e viktimës, Dr Olga Semochkina, një kardiologe, i tha gjykatës në Moskë se si shkoi në banesën e Ekaterinës dhe e gjeti trupin e saj pasi ajo nuk arriti t’i përgjigjet telefonit të saj.

 

“Pashë vajzën time të shtrirë në një valixhe,”- tha ajo.          

Babai i Ekaterina Dr Stanislav Semochkin, një urolog, u ngut t’i jepte ndihmën e parë duke shpresuar se ajo ishte akoma gjallë, por shpejt e kuptoi se ajo ishte e vdekur.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bloggerja ruse dashnori xheloz masakrohet bloggerja rusi bloggerja ruse dashnori xheloz masakrohet bloggerja rusi

Sondazh

Poll