Bota

Studenti nga Singapori sulmohet rëndë në Britani, shkak shpërthimi i koronavirusit

3 Mars 2020, 13:06 Nga DOSJA
Studenti nga Singapori sulmohet rëndë në Britani, shkak

LONDËR– Një student nga Singapori është sulmuar në Londër pasi reagoi ndaj përhapjes së koronavirusit.

Policia britanike në Londër po heton mbi këtë sulm pas dëshmisë që dha studenti nga Singapori dhe se ai ishte rrahur nga një grup i cili bëri komente në lidhje me shpërthimin e koronavirusit.

23-vjeçari Jonathan Mok, tha se po ecte në një rrugë në Oxford të hënën e kaluar kur dëgjoi britma: “koronavirus” pas tij. Mok tha se Brenda pak sekondash pasi u kthyen, tre ose katër të rinj dhe një grua e sulmuan rëndë.

“Papritmas, grushti i parë erdhi në fytyrën time dhe unë u befasova.”– ka shkruar Mok në një postim në Facebook.

Një prej grupeve dyshohet se u përpoqën ta godisnin në kokë para se të thoshte: Unë nuk dua “coronavirusin” tuaj në vendin tim. Teksa ka folur për BBC, Z. Mok tha se shpërthimi i koronavirusit ishte përdorur nga disa si një justifikim për “urrejtje të mëtejshme për njerëz të ndryshëm prej tyre”.

Unë thjesht mendoj se është për të ardhur keq që përvoja të tilla të shëmtojnë bukurinë e këtij qyteti të njohur me kaq shumë njerëz të këndshëm.”-ka thënë ai.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 52 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jonathan mok londer oxford jonathan mok londer oxford

Sondazh

Poll